Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Kryministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë bashkë me anëtarët e tjerë të Kryesisë.

Nuk dihet ende se për cfarë do të diskutohet, por kujtojmë që mbledhja vjen një ditë para se të votohet në seancën e nesërme të Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Alqi Bllako, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Rama ka lënë të kuptohet se PS nuk do t’i dalë në mbrotje Bllakos. Një ditë më parë ai zhvilloi gjithashtu një takim me ministrat e tij në vilën qeveritare në Tiranë. Më 9 prill PS do të zhvillojë Kongresin e saj.

Nuk përjashtohet mundësia që Rama të bëjë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar.