nafte

Të hënën në orën 11 shoferët të ndalojnë makinat 5 minuta në rrugë, në shenjë proteste ndaj taksës së lartë të qarkullimit në vend. Ky është hapi i parë i aksionit qyetetar që njoftoi Partia Demokratike për uljen e cmimit të naftës në vend. Deputeti Florian Mima i bëri thirrje qeverisë të ta shfuqizojnë taskën e qarkullimi që e rriti dy vite radhazi.

Sikundër e kishte paralajmëruar do të bëjë çdo përpjekje që çmimi i naftës të ulet edhe në Shqipëri. Partia demokratike lancon hapin e parë të aksionit qytetar, i cili nis me drejtuesit e automjeteve.

“Aksioni i parë nis të hënën e ardhshme kur të gjithë qytetarët që kanë një makinë, në orën 11 paradite do të ndalojnë për 5 minuta, në shenjë proteste ndaj cmimit më të shtrenjtë në Europë të karburantit, në raport me të ardhurat, që është i tillë, sepse kështu ka vendosur qeveria”- deklaroi Mima.

Por problem është qeveria, që rriti për dy vite me radhë taksën e qarkullimit dhe favorizimi i klientëve të saj. Llogaria është kjo
“Për dy vite me radhë, qeveria ka planifikuar të marrë, nga rritja e taksës së qarkullimit me 240 leke të vjetra, nga 56 milionë USD çdo vit. Pra, në dy vjet, nga rritja e taksës së qarkullimit, qytetarët kanë paguar 112 milionë USD, nga xhepat e tyre. Kjo është vetëm taksa e drejtpërdrejtë, sepse në rastin e karburanteve efekti multiplikator indirekt është akoma dhe më shkatërrues për ekonomitë familjare”- theksoi ai.

Ish-ministri i Ekonomisë thotë se kjo është strategji e qeverisë për të mbushur buxhetin në kurriz të taksapaguesve.
“Të gjithëve u kujtohet kur në mbrojtje të rritjes së kësaj takse Kryeministri shpalosi humor-politikën se kjo rritje i shërbente uljes së obezitetit dhe zhdukjes së përtacisë. Një ligjërim i denjë për çmimin e liderit më cinik në Evropë dhe më gjerë. Mazhoranca me kokëfortësinë e saj i ngriti taksat duke i sjellë ekonomisë efektin negativ të uljes së rritjes ekonomike me 0.7 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto”- vijoi ai.

Partia Demokatike tha se kjo është thirrja e saj e fundit ndaj qeverisë për të shfuqizuar taksat e rritura të qarkullimit, në mënyrë që efekte shkatërruese në ekonominë e vendit të marrin fund. Ndaj ajo do të jetë në krye të aksionit qytetar që nis në fillim javën që vjen.

“Pra, mos harroni, të hënën e ardhshme në orën 11, për 5 minuta, qytetarët do të refuzojnë masivisht taksat e qeverisë dhe çmimin stratosferik të karburantit”- apeloi Mima.