Masat ajrore të kthjellëta por të ftohta mbizotërojnë kushtet e motit në vendin tonë, duke sjellë edhe ngrica. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se janë marrë të gjitha masat për të shmangur bllokimet e rrugëve dhe në akset ku ka pasur problematika,  është shpërndarë kripë për të shmangur ngricat.

“Reshjet kanë pushuar. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset’, thuhet në njoftimin e ARRSH.

 Dy ditë më parë vendi, u përfshi nga reshje të dendura shiu dhe dëborë në zonat malorë, dhe në disa akse u raportua për rënie gurësh.