Vijon ndikimi i të ftohtit siberian mbi vendin tonë, duke bërë që moti të karakterizohet nga kthjellime dhe ngrica gjatë pjesës së parë të ditës kryesisht në zonat malore.

Ndërsa, në zonat luginore do ketë prezencë të mjegullës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në gjysmën lindore të vendit edhe pse nuk do ketë reshje. Temperaturat e ajrit ulen sërish ndjeshëm në mëngjes duke shënuar -7°C në verilindje po ashtu rënie sjellin edhe orët e mesditës duke zbritur maksimumin në 11°C.