Edhe Qarku Dibër nuk i ka shpëtuar prekjes nga gripi i shpendëve. Rastet e para janë shfaqur në fshatin Rrethe Kalë në bashkinë Dibër. Deri tani sipas banorëve kanë ngordhur rreth 200 pula në ekonomi të vogla të këtij fshati. Banorët thonë se ngordhja e pulave ka qenë e mënjehershme.

“Kanë ngordhur nja 50 pula. Janë zogjë. Ato ngordhin gjysma një ditë, gjysma ditë tjetër, brenda dy ditësh, i kemi groposur. S’ka ardhur njeri, ti je i pari. Disa herë në këto periudha bëhen këto sëmundje. Më shumë dëm ekonomik dhe dëm për përhapjen e ndonjë sëmundje, ndonjë epidemi në fshat”- u shpreh një prej banorëve të kësaj zone.

Për të parë nga afër situatën në fshat kanë mbërritur inspektorët e AKU Dibër por nuk kanë dhënë asnjë detaj të vatrës.