Një tjetër deputet i Partisë Socialiste nuk do të jetë më në garën për t’u rizgjedhur. Musa Ulqini, i cili u zgjodh deputet në vitin 2017 në zonën e Belshit. Mësohet se Rama i ka propozuar Ulqinit të jetë në listë në një zonë jo të sigurt, por ai ka refuzuar. Nga PS janë larguar deri më tani edhe emra të tjerë si Vasilika Hysi, Alfred Peza, Besnik Baraj dhe Eglantina Gjermeni.  Partia Socialiste nuk i ka përmbyllur listat e saj të kandidatëve për deputetë, ndërsa sonte është afati përfundimtar për dorëzimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.