Nga sot deri më 25 shkurt vendi ynë do të mbyllet që nga ora 20:00 deri në orën 06:00. Vendimi i dhënë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e djeshme vlen për lëvizjen e njerëzve, por edhe për baret e restorantet, të cilat janë konsideruar si vatra kryesore të përhapjes së infeksionit. Dje u vendos gjithashtu u vendos që shkollat e mesme në 7 bashki të nisin më skenarin e tretë mësimin online deri më datë 26 shkurt.

Ekspertët thonë se rritja e shifrave mund të ketë ardhur si pasojë e mutacioneve të COVID, ai afrikan ose britanik, megjithëse asgjë nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht. Kjo pasi, nga ekspertët pritet përgjigja e 50 mostrave që janë dërguar në laboratorin e Londrës.