Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë qytetarët se duke filluar nga dita e nesërme,  do të nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës. Konkretisht punimet do të nisin në orën 08:00, në segmentin Qafë Kashar–Ura e Dajlanit. Siç njofton, ARRSH punimet për riparimin e shtresave asfaltike në autostradë pritet të zgjasin deri më 21 prill, ku do të ketë edhe devijim të trafikut përmes rrugëve dytësore.

“Kryerja e punimeve konsiston në sa më poshte: Punime për riparimin e shtresës asfaltike në segmentin rrugor “Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” në të dyja drejtimet.
Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të Miratuar. Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 07.04.2021 deri në datë 21.04.2021.” thuhet në njoftim.