“Pas kërcënimeve me vdekje, unë dua t’i drejtoj një mendim familjes sime.” Në Spanjën që mposhti Kroacinë dhe u kualifikua në çerekfinalet e Euro 2020, ka vendosur, goditja e Alvaro Moratas, që firmosi golin e 4-3 dhe iu përgjigj kritikave të ashpra të marra në atdhe. Një gol që është një injeksion i madh besimi për lojtarin e Juventusit dhe që fshin – të paktën pjesërisht – vuajtjet që ai përjetoi nga sulmet dhe kërcënimet e marra.

Morata kishte përfunduar në qendër të kritikave që nga ndeshjet e para, i akuzuar si fajtori kryesor i dy barazimeve kundër Suedisë dhe Polonisë dhe për mungesë cinizmi para portës. Një penallti e gabuar me rezultatin 0-0 ndaj Sllovakisë, e sistemuar më pas me pesë gola nga La Roja, e derdhi fare gotën e brishtë të durimit të miliona ‘trajnerëve’ spanjollë.

Por ndërsa në Spanjë e kritikonin, dhe mbi të gjitha, për fat të keq, e kërcënuan atë dhe familjen e tij me vdekje, Luis Enrique vazhdoi rrugën e tij, i gatshëm për të mbrojtur sulmuesin e tij, duke e izoluar atë nga ofensiva e papritur e tifozëve dhe gjithmonë duke e konfirmuar atë si një titullar në qendër të sulmit, pavarësisht gjykimit të të tjerëve.

Nuk është rastësi që rritja e Spanjës, që prej dy ndeshje radhazi shënon ‘manita’, përkoi me revanshin e sulmuesit të Juventusit, i cili ishte një faktor themelor në arritjen në çerekfinale. E pasi kishte ‘përkulur’ çdo ambicie të kroatëve, rikuperimi i të cilëve brenda pak minutash mund të kishte shembur këdo, mendimi i tij u kthye menjëherë në shtëpi: “Këtë gol dhe fitoren ia kushtoj familjes sime. Ata janë gjithmonë atje, kur gjërat nuk shkojnë mirë të japin forcën për të reaguar ndaj atyre që ke kundër”.