Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar sot programin e PD-së për të pëndjekurit politikë. Në fjalën e tij, Basha ka premtuar ndër të tjera:

Dëmshpërblim të plotë për të përndjekurit brenda mandatit
Ngritjen e Muzeutë të Viktimave të Komunizmit
Ligj për lustracionin si kërkesë falje për 30 vite
“Partia Demokratike ka marrë angazhime konkrete dhe të zbatueshme në raport me të përndjekurit politikë të regjimit komunist. Ne zotohemi që brenda mandatit të parë të përfundojmë pagesat për familjet e persekutuara nga regjimi komunist. Atyre iu është bërë një dëm i pakthyeshëm në jetët e tyre dhe sa më shumë që e vonojmë këtë shpagim të vogël, aq më shumë rëndon mbi ne, dëmi që i është shkaktuar… të persekutuarit … sot e kësaj dite nuk kanë një gur varri ku të kujtojnë prindërit apo të afërmit e tyre… angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar… Qeveria e ardhshme do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë. Ne do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet e të përndjekurve nga komunizmi, … që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre”, tha ndër të tjera Basha.

Ai shtoi se do të dënohen të gjitha simbolet e komunizmit, ndërsa në shkolla do të ketë një edukim të veçantë për këtë periudhë.