Në Nju Jork është rikthyer eventi më i rëndësishëm i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Parada e tyre ka “ndezur” rrugët e Nju Jorkut në një event aq tradicional por edhe modern.


Si çdo qershor tjetër, rrugët u mbushën me flamurin shqiptar dhe me veshjet tradicionale shqiptare, apo edhe me ato kuq e zi. Të shumtë ishin emrat e njohur të fushave të ndryshme që morën pjesë në festën e përvitshme.

 

Këngëtarët e njohur që kënduan për shqiptarët në Amerikë ishin Gzim Nika, Bleona Qerreti, Barbara Dini dhe Ardit Çuni, të cilët e kanë elektrizuar vendin me performancat e tyre.

 

I pranishëm në festë ishte edhe sportisti i famshëm shqiptar që jeton në Amerikë, Adrian Hadribeaj.

 

Prezenca e tij erdhi vetëm pak ditë pasi u shpall kampion bote në “Welterwight World Champion”.

 

Festa ka zgjatur për disa orë, ku nuk kanë munguar simbolet tradicionale, vallet, duke shënuar kështu një nga rastet e rralla, ku rrugët e famshme të Nju Jork vishen kuq e zi.