aksident_shba_8148
Në një aksident të ndodhur në New York, kanë vdekur tre persona, ndër të cilët është edhe një vajzë shqiptare. Ngjarja tragjike ka ndodhur në autostradën “Taconic State Parkway” në New York, ku një makinë tip BMW, e cila drejtohej nga 33-vjeçari Nerim Simanoviç, është përplasur me anësoret e autostradës, duke goditur edhe dy vetura të tjera, raporton “Poighkeepsie Jorunal.”
Për pasojë, ka vdekur vajza e tij 2- vjeçare Leona, si edhe dy persona të cilët janë përplasur makina e Simanoviç. Dy shtetasit e tjerë janë 61-vjeçarja Ledell Mulvaney dhe vajza e saj 31-vjeçare Katherine Mulvaney. Ato po udhëtonin me një makinë tip Toyota kur u përplasën për vdekje nga Nerim Simanoviç.
Ndërsa gruaja e tij Blerta 22-vjeç, vajza tjetër 1-vjeç Lira dhe vetë drejtuesi mjetit po trajtohen në Qendrën Mjekësore në Westchester. Mediat vendase raportojnë se janë jashtë rrezikut për jetën.