Ish lojtari i famshëm i Manchester United, Gary Neville i cili është një kritik i madh i ‘Glazers’, pronarëve të Manchester United ka folur përsëri kundër tyre duke thënë se ata duhet të shesin klubin.


Futbollisti i cili gjithë karrierën e tij e kaloi tek ‘Djajtë e Kuq’ nuk është i kënaqur me udhëheqësit e klubit sepse thotë që e kanë shndërruar ekipin në ekip të dorës së dytë në Angli.

 

Ai shtoi se: “Ata e kanë lënë stadiumin dhe qendrën stërvitore të shkatërrohet. Na kanë shndërruar në ekip të dorës së dytë në shtetin tonë, klubin që ishte më i miri në botë e jo vetëm në Angli.”

 

Ndër të tjera ai tha se ata duhet të shesin klubin dhe se nuk e fajëson trajnerin gjerman, Ralf Rangnick për situatën në klub.

“Nuk e fajësoj Ralf Rangnick, ka shumë probleme në atë klub, pronarët nuk janë të mirë, ata duhet ta shesin klubin, e kam thënë gjatë gjithë sezonit,” tha ai.

Ish mbrojtësi i krahut të djathtë tek United, gjatë periudhës së tij shumë vjeçare në këtë ekip kishte luajtur në 602 ndeshje, duke qenë kështu lojtari i pestë me më së shumti paraqitje në histori të klubit.