Lëvizja e Sali Berishës në bazën e PD-së nis nesër. Ai do të zhvillojë takimin e parë me strukturat e Partise Demokratike ne Tiranë në orën 18:00. Më pas mësohet se Berisha do të vijojë me Shkodrën dhe qytete të tjera të vendit. Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së e ndërmerr këtë aksion politik si përgjigje ndaj Lulzim Bashës i cili e përjashtoi prej grupit parlamentar. Përplasja mes tyre sapo ka nisur dhe nuk dihet se deri ku do të shkojë. Berisha e akuzon Bashën se ka bërë pazar me Edi Ramën për të dëmtuar rëndë PD-në dhe atë personalisht. Ndërkohë Lulzim Basha e ka argumentuar vendimin e përjashtimit si të detyruar nga rrethanat dhe presioni pas shpalljes “non grata” në SHBA i Sali Berishës.