Pasi presidenti Meta dekretoi ministrat e rinj të kabinetit “Rama 3”, nesër pritet të mblidhet Kuvendi në seancë plenare për t’i miratuar këto dekrete dhe që qeveria të bëjë betimin më pas te kreu i shtetit. Kryeministri Rama dhe çdo minister i kabinetit do të lexojnë programin e prioriteteve të punës për 4 vitet e ardhshme. Mazhoranca nuk kërkon të humbasë më tepër kohë me dekretimin e qeverisë së re, për më tepër që në fundjavë kryeministri Rama udhëton drejt SHBA-së ku do të marrë pjesë në punimet e asamblesë vjetore të OKB-së.