Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka shpërndarë një studim amerikan sipas të cilit variantet e reja të COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer. Ai shprehet se nëse e keni kaluar infeksionin nuk duhet të shqetësoheni nga variantet e reja.

“Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2. Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga: gjaku i pacientëve të sëmurë, gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.