Italia e Roberto Mancinit fluturon. Nëntë fitore radhazi me zero gola të pësuar. Njëzet e tetë ndeshje pa humbje, minus dy nga rekordi i Vittorio Pozzos dhe, mbi të gjitha, ndjenja e qartë e të qenit një ekip, si nga pikëpamja e organizimit të lojës, ashtu edhe nga ajo e forcës së grupit. Me pak fjalë, ‘Azzurri’ mund të ëndërrojnë të shkojnë larg pas fitores së qartë mbi Turqinë.

Që kombëtarja e Mancinit kishte një organizim taktik të denjë për një ekip klubi, ishte kuptuar prej kohësh. Aspekti pozitiv i post-debutimit në Euro 2020, megjithatë, është gjithashtu se ka treguar se disponon edhe një plan B, më shumë se të besueshëm. Dispozicioni i zakonshëm fluid që të lejon të sulmosh me mbrojtjen me tre dhe me zotërimin e gjysmë-hapësirave nga Insigne dhe Barella, ka kaluar gjithashtu edhe provën e përplasjes kundër një ekipi të mbyllur që nuk të lejon asgjë në fazën sulmuese.

Italia u tregua e aftë të priste me durim, duke qarkulluar topin, duke pritur momentin e duhur për ndryshimet e lojës dhe vertikalizimet qendrore. Pasi ndeshja u zhbllokua turqit u desh të dilnin nga ekuilibri dhe hapësirat u krijuan në mënyrë të pashmangshme. Të fitosh një ndeshje të këtij lloji, demonstron një pjekuri strategjike dhe të mënyrës së të sjellurit që i projekton italianët në grupin e vogël të atyre që mund ta fitojnë këtë Evropian. Veçanërisht nëse, organizimi i lojës është i kombinuar me një cilësi individuale më shumë se të besueshme në disa lojtarë kryesorë siç është tridhëmbëshi i parë kundër Turqisë, një Chiellini që duket i rinuar, dyshja Verratti-Locatelli në mes dhe një Spinazzola i papërmbajtshëm në të majtë. Të besosh realisht tani nuk është më një bast.