Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka ngritur alibinë e një takimi të kryeministrit Edi Rama me persona të cilët sipas pretendimeve të tij, janë të lidhur me fushën e lojërave të fatit.

Paloka e akuzon kryeministrin për përdorje të grave që ai i cilëson si të përvuajtura, në momentin kur atij i nevojiteshin që të proklamonte mbylljen e lojërave të fatit.

Nënkryetari i PD-së shtron 5 pyetje të cilat sipas tij duhet t’i bëhen kryeministrit nga SPAK.

Për llogari të cilit të burgosur te 313-ta po lejon sërish lojrat e fatit?
Për llogari të kujt i mbylle 2 vjet më parë?
Pse e more këtë vendim në fshehtesi dhe me nxitim në kulmin e krizës, ku shqiptarët po vuajnë për ushqimin e përditshëm?
A është ndonjëri nga ata më të cilët ishe mbrëmë përfitues i këtij vendimi?
Çfarë pazari mbylle me shoket e përgjimeve të Vangjushit?
Paloka e akuzon kryeministrin Edi Rama për pastrimin e parave të krimit duke rihapur edhe njëherë lojërat e fatit.