Sporting Lisbona e ëndërroi për disa javë rikthimin e Cristiano Ronaldos.


Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi, edhe pse CR7 ishte i interesuar për t’u larguar nga Manchester United për një ekip që luan në Ligën e Kampionëve.

 

Sidoqoftë, në fund ai mbeti në “Old Trafford” dhe ëndrrat e klubit ku u rrit ai, u shuan, shkruan “Gazeta Express”.

 

Sidoqoftë, nëna e pesë herë fituesit të Topit të Artë, Dolores Aveiro kishte thënë se një ditë djali i saj do të rikthehej në klubin portugez.

Ajo u rikthye të flasë përsëri për këtë punë.

“Nuk ndodhi këtë vit, shohim nëse do të ndodhë në atë të ardhshmin, nëse do Zoti. Nëse nuk vjen Ronaldo, do të arrijë djali i tij, Cristianinho. Ua premtoj”, ka thënë ajo.

 

I biri i Ronaldos është 12 vjeç dhe po shkon me hapa të sigurt drejt babait të tij.

“Është pasardhësi i tij. Nëse dëshirat e një nëne dhe një gjysheje realizohen, e ardhmja e njërit prej djemve do të jetë në Sporting”, ka shtuar zonja Aveiro.