Miqësorja e fundit para-sezonale mes Juventusit dhe Atletico Madridit raportohet se rrezikon të anulohet për arsye sigurie.


Mundo Deportivo detajon se si raportet nga Ministria Palestineze e Sigurisë tregojnë se një seri raketash të lëshuara nga ushtria izraelite la të paktën tetë persona të vdekur dhe 44 të plagosur.

 

Raketa të tjera raportohet se goditën vendndodhje në veri dhe jug të Rripit të Gazës.

 

Për shkak të situatës, tani ekziston një mundësi serioze që miqësorja e ardhshme mes Juventusit dhe Atletico Madridit, e planifikuar për nesër, të anulohet.

Të dy klubet janë në pritje të lajmeve pasi pritet të nisen për në Izrael gjatë ditës së sotme.

Roma udhëtoi për në Izrael javën e kaluar për t’u përballur me Tottenhamin e Antonio Contes në një miqësore parasezonale në stadiumin “Sammy Ofer” në Haifa, Izrael. Giallorossët fituan 1-0.

 

Ndeshja e parë e Juventusit në sezonin e Serie A është kundër Sassuolos më 15 gusht, ndërsa sezoni i Atletico Madridit fillon kundër Getafes në të njëjtën ditë.