Nën hetim për abuzime me tenderat, ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana paraqitet në SPAK

Ish-prefekti i Kuksit, Granit Gjana është paraqitur sot në SPAK. Ditën e djeshme u bë me dije lajmi për pezullimin e tij nga detyra si prefekt nën akuzën e abuzimit me tenderat e naftës në bashki gjatë kohës që ishte zëvendës kryetar.

Mësohet se Gjana është paraqitur sot në SPAK për seancën e masës së sigurisë “pezullim detyre”. SPAK njoftoi se ka kryer hetime paraprake në kuadër të procedimit penal nr.133 të vitit 2023 dhe nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se Granit Gjana, në cilësinë e zv/kryetarit, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Pasi u vu në dijeni të vendimit të GJKKO, mësohet se Granit Gjana ka dhënë dorëheqjen nga posti i prefektit mbrëmjen e 5 dhjetorit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top