Athina zyrtare ka shtuar një tjetër kusht në kuadër të mbështetjes së perspektivës evropiane të Shqipërisë, krahas respektimit të të drejtave të minoritetit grek. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, për herë të parë pas ardhjes në pushtet, ka bërë thirrje për gjetjen e gjuhës së përbashkët në përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive në detin Jon.

Kusht është të mos ketë asnjë thirrje nga njerëz që nuk e njohin historinë si dhe qasja e sinqertë për përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive të të dy vendeve në Jon, një proces që dua t’ju kujtoj se kishte përfunduar në 2009, por atëhere Tirana zyrtare bëri pas”, ka deklaruar Mitsotakis.

Kreu i ekzekutivit grek ka theksuar se do të ndiqet me kujdes përparimi dhe përmbushja e detyrimeve nga ana e dy vendeve kandidate, të cilave iu refuzua hapja e negociatave, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me qëllim shmangien e destabilizimit më të vogël në rajon.

Ashtu si me të gjithë, edhe me Shqipërinë kërkojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Nuk duhet të harrojmë se Greqia ka pritur shumë emigrantë ekonomikë nga Shqipëria duke dhënë një dorë në këtë mënyrë në rimëkëmbjen ekonomike të saj. Kuadri i bashkëpunimit tonë është tepër i gjerë. Por kusht për progresin e përbashkët, kusht që të hapet në një moment edhe rruga evropiane e Shqipërisë është respektimi i minoritetit grek dhe i të drejtave të tij”, ka thënë Mitsotakis.

Greqia u shpreh “pro” hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e Këshillit Europian (17-18 tetor).