Nëse finalja e madhe e Conference League që zhvillohet në Tiranë ka kaq shumë interes meritë të padiskutueshme ka edhe Jose Mourinho, trajneri i Romës i cili është një nga më të mëdhenj në këtë sport. ‘Special 1’ së fundmi në Itali ka folur për finalen me Feyenoord dhe thotë se me ose pa Kumbullën në lojë pret mbështetjen e shqiptarëve.


Dëshiron të jesh Ferguson i Romës?

 

Do të jetë e vështirë të qëndrosh këtu për 20 vjet  siç bëri Ferguson. Kam nënshkruar për tre vjet, sepse projekti është tre vjeçar. Pas këtyre viteve, të shohim se çfarë projekti do të jetë. Unë dua të qëndroj këtu për dy vitet e ardhshme, me siguri.

 

Si e konsideroni vitin tuaj të parë? Ku është projekti?

Është e vështirë për mua të bëj një bilanc, një pyetje e ndërlikuar. Nuk dua të përgjigjem.

Në Tiranë ka një entuziazëm të madh, por tifozët e Romës janë të shqetësuar për stadiumin. A do të luajë Kumbulla?
Me ose pa Kumbullën, shqiptarët duhet të jenë në anën tonë. Nëse Roma fiton Kupën, një shqiptar fiton Kupën. Kjo duhet të mjaftojë për t’i afruar shqiptarët me Romën. Pra kemi ekuilibër. Ne luajmë një finale të premten. Shqiptaret e tjerë janë me pushime.

 

Jam i emocionuar që finalja është në Tiranë, nuk e kam luajtur kurrë atje. Kam disa miq të rëndësishëm në Tiranë. Fakti që stadiumi ka pak kapacitet për dy klube si Roma dhe Feyenoord është e vetmja gjë negative. Nëse do të luanim në Bernabeu do të ishte plot. Për Shqipërinë është e rëndësishme. Kjo është e keqe për tifozët e Romës që nuk do të jenë në gjendje të jenë atje. Do jetë bukur, më e bukur nëse Kumbulla ngre kupën. Finalja më e rëndësishme edhe për mua në karrierë”