Deputetja e Partisë Socialiste nga qarku i Vlorës, Brunilda Mersini, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i saj në Kuvendin e Shqipërisë. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në nisje të seancës, duke sqaruar se Mersini ka vendosur të garojë për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më 9 nëntor.
Peleshi theksoi gjithashtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është njoftuar për krijimin e vakancës në Kuvend.