Qytetarët do të jenë më të çliruar nga masat antiCovid duke nisur nga dita e sotme, 1 qershor. Disa nga masat lehtësuese të marra janë: ora policore do shtyhet në orën 23:00, maskat nuk do mbahen më në rrugë si dhe hapen pjesërisht stadiumet, teatro, kinematë por do mbahen mbyllur klubet e natës dhe diskot. Ndërsa, nga 1 korriku ora policore do të shkojë deri në mesnatë. Komiteti Teknik i Ekspertëve prezantoi para disa ditësh planin e masave lehtësuese, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike dhe uljes së numrit të të infektuarve dhe viktimave.

Deri më tani janë kryer në vend 720,021 testime në total, ku kanë rezultuar pozitivë  132,315 qytetarë. Aktualisht ka 433 persona pozitivë dhe 129,431 persona janë shëruar.