Sot, Dita e Pavarwsisw sw Kosovws. Plot 13 vite shtet. Në 13 vite, Kosova është zhvilluar dhe ka ndryshuar goxha shumë, teksa jeton ditët e saj më të bukura të lirisë.

Personazhe të njohur të showbiz-it kanë uruar në rrjete sociale për Pavarësinë e Kosovës dhe si mund të mungonte një super urim nga Dua Lipa? Këngëtarja shqiptare ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto të sajën të animuar, me flamurin e Kosovës në sfond.

Krahas postimit, Dua tregon se ende i vijnë në kujtesë emocionet e bukura të momentit të shpalljes së Pavarësisë, të cilën e ndiqte live në ekran.

Asokohe, Dua jetonte në Prishtinë dhe megjithëse është larguar, nuk e ka harruar kurrë vendin e saj. Këngëtarja tregon se është krenare për Kosovën dhe arritjet e saj.

“Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! S’do ta harroj kurrë momentin kur e ndiqja live në TV, teksa jetoja në Prishtinë. Emocione, emocione, emocione, energjia e qytetit! E paharrueshme! Krenare të shoh deri ku ke arritur dhe sa shumë do të arrish!”- janë fjalët e saj.