Çmimi i naftës në Shqipëri ka ndryshuar sërish. Bordi kombëtar i administrimit të karburanteve ka vendosur qënga sot, 16 mars deri më datë 21 mars, nafta do të shitet me 203 lekë për litër. Tarifa e re e ul çmimin e naftës me 8 lekë për litër, nga 211 lekë që kushtonte një ditë më parë.
Nafta pësoi një rritje rekord në çmim dhe shkoi deri në 290 lekë për litër. Protestat masive e të vazhdueshme në Shqipëri bënë që qeveria të ndërmerrte vendimin për të ngritur një bord administrimi. Ky i fundit e ka ulur çmimin e naftës gradualisht, ditë pas dite.