Javët e fundit, në disa nga komisionet parlamentare deputetët e PS dhe ato të PD kanë pasur përplasje të forta, akuza dhe bojkote që kanë vënë në dyshim bashkëpunimin e opozitës me mazhorancës. Ky fakt duket se ka rënë në sy të ambasadores amerikane që pret që PD dhe PS të votojnë bashkë ndryshimin e kushtetutës për zgjatjen e organeve të vetingut. Për të qenë e sigurtë se përplasjet në parlament nuk do të dalin jashtë kontrollit, duke vënë në rrezik bashkimin e votave, ambasadorja amerikane ka thirrur në takim Taulant Ballën e PS dhe Alfred Rushajn e PD.

“Falenderoj kryetarët e grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm, ku ndamë këndvështrime mbi prioritetet respektive të legjislacionit. është e rëndësishme për partitë të sillen me respekt të ndërsjelltë, t’i diskutojnë parimet me ndershmëri mes tyre dhe të ngrihen mbi interesat partiake kur është e mundur” ka shkruar ambasadorja amerikane në Twitter.

Sipas kryeministrit Rama, deputetët e opozitës do të jenë të detyruar të shkojnë në parlament dhe të votojnë pro zgjatjes së mandatit të Komisioneve të Vetingut. Në PD nuk e kanë mohuar asnjëherë këtë fakt.