Fundjava do jetë e favorshme për të shijuar natyrën, pasi sinoptikanët thonë se masat ajrore të qendrueshme do të vijojnë të ndikojnë vendin tonë edhe përgjatë fundjavës dhe fillimit të javës që vjen.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimatre këto më të theksuara ditën e shtunë dhe të dielë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/sek.
Valëzimi në dete do te jete i forcës 1-2 ballë. Temperaturat do të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat.