hqdefault
Aktori i njohur i humorit, Met Bega, është ndarë nga jeta këtë pasdite pas luftës disa vjeçare me sëmundjen e parkinsonit. Lajmi është konfirmuar nga vajza e aktorit të skenës, Matilda Bega. Vitet e fundit, gjëndja e rënduar e aktorit ishte e dukshme. Met Bega ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare ndërsa humori i freskët e spontan në videot dhe skeçet e tij, së bashku me Marjana Kondin, do të kujtohen gjithnjë si të veçantë.