Ndërrojnë jetë 13 pacientë me koronavirus në Kosovë, 225 raste të reja

Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar të martën se janë regjistruar edhe 13 raste të vdekjeve nga sëmundja COVID-19.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 269. Një ditë më herët, ky numër ka qenë 256.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 477 mostra të testuara, janë regjistruar edhe 225 raste të të infektuarve, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.274.