Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero është infektuar me Covid-19, ditën e djeshme. Mësohet se mjeku është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke apo tështima.

Infektimi i Piperos është rasti i parë në vend, kur një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës. Mjeku infeksionist e ka marrë vaksinën anti-Covid ditën e parë që filloi fushata e vaksinimit në vend pas shefes së Infektivit, Najada Çomo dhe kryeministrit Edi Rama. Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë pjesë e personelit shëndetësor: mjekë dhe infermierë.