Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino. Fino u nda nga jeta pasi humbi betejën me Covid-19. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se ndarja nga jeta e papritur e mikut, kolegut dhe kryeministrit të vitit të vështirë 1997 i ka lënë të gjithë pa fjalë. Meta i shprehu ngushëllimet familjarëve të Finos.

“Na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes. Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë! Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!”, shkruan Meta.