Në konferencë me kryeministri Edi Rama, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i pyetur pse nuk ndahen vendet në procesin e integrimit kur pengojnë njëra-tjetrën. Michel tha se BE-ja synon që të krijojë energji të reja të procesit të integrimit në Ballkan dhe se duhet bashkëpunim mes vendeve.

Objektivi kryesor që kemi ne është që t’i japim energji të reja procesit të integrimit në Ballkan dhe të fillojnë bisedat për integrim në BE. Kam vendosur që kjo çështje të vihet në tryezë dhe të diskutohet në qershor. Kam marrë iniciativën që vendet e Ballkanit perëndimor të marrin pjesë në takim.

Rregulli është që në nivel ministrash duhet të bashkërendoni dhe të bashkëpunoni. Ne mendojmë se është mirë që të bisedoni me miqtë dhe jo të gjejmë një justifikim tjetër apo ta shtyjmë. Ne duam që ta shtyjmë bashkëpunimin”, tha Michel.