nard_koka_10775
Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se kumbara i marrëveshjes PS-LSI, Nard Koka është ndaluar mbrëmë nga një patrullë e policisë në Durrës.

Gjatë një kontrolli rutinë të kryer nga patrulla e policisë në një rrugë të qytetit bregdetar është ndaluar edhe një makinë e blinduar. Brenda makinës ka qenë Nard Koka, personazhi i njohur i biznesit dhe politikës, vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Ai ka refuzuar kontrollin e policisë dhe për këtë arsye patrulla në bashkëpunim me grupin e gatshëm e kanë shoqëruar atë në drejtorinë e policisë së qytetit.

Të njëjtat burime bënë të ditur se pas kryerjes së procedurës ai është lënë i lirë.

Nard Koka nuk është shumë publik në veprimet e tij të përditshme por ka akses tek zyratrët më të lartë të vendit. Ai ka patur miqësi edhe me ish kryeministrin, Fatos Nano.

Gjatë muajve të parë të qeverisjes së Berishës ai u ndoq nga policia për akuzën e kontrabandës së duhanit dhe u burgos.