Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas grevës së punonjësve të Albcontrol. Për grevën Basha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama. Sipas liderit demokratik pas grevës qëndron vetë Edi Rama, që po e përdor këtë situatë si një marifet për interesat e tij. Me anë të një reagimi në Twitter, Basha i bën thirrje që të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij“, shkruan Basha.