Dy asteroidë të mëdhenj do të kalojnë fare pranë Tokës sot dhe nesër. NASA njoftoi se asteroidi (2016 CZ31) do të “afrohet” këtë të premte i ndjekur nga asteroidi gjigant 531944 (2013 CU83) të shtunën.

Shkëmbi i parë thuhet se 219 metra i gjerë. Kjo e bën atë dy herë më të madh se Statuja e Lirisë. Asteroidi i së premtes do të qëndrojë mbi 1 milion milje larg Tokës. Ai pritet të lëvizë me mbi 34 mijë milje në orë.

Ndërsa asteroidi i së shtunës ka një diametër 320 metra duke e bërë atë 3 herë më të madh se Statuja e Lirisë. Ajo lëviz 4.3 milionë milje larg nga Toka. Kjo mund të tingëllojë shumë larg, por në fakt është shumë afër në skemën e madhe të hapësirës.

Kjo është arsyeja pse NASA thotë se duhet ta shënojë atë si një “afrim” dhe të mbajë një sy në lëvizjet e tij. Nëse një asteroid vjen brenda 4.65 milion milje dhe është mbi një madhësi të caktuar, ai konsiderohet “i afërt” dhe “potencialisht i rrezikshëm” nga agjencitë e kujdesshme hapësinore. Megjithatë, nuk ka nevojë për panik. Ai pritet të lëvizë me më shumë se 13 mijë milje në orë.