Gjatë deklaratës për mediet në Tiranë, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez shprehu mbështetjen e qeverisë së tij, në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Sánchez u shpreh se BE nuk mund të mendohet si e plotë pa Ballkanin Perëndimor, ndërsa tha se shtetet duhet të ndajnë të njëjtat vlera dhe parime për të qenë pjesë e unionit.

“Uroj që rruga e Shqipërisë drejt BE të jetë e suksesshme. Nuk mund të kuptohet BE pa Ballkanin. Mendoj që është një ide pozitive që përveç proceseve të aderimit është e mirë ideja e krijimit të këtij komuniteti evropian sepse kështu do kemi mundësi të vendosim këtë marrëdhënie në një nivel politik. Ne e shohim me interes këtë dinamikë pozitive që gjenerohet mes vendeve që duan të hyjnë në Be dhe janë tashmë në BE. Bashkimi nuk është thjesht një klub vendesh, por është një komunitet vlerash dhe parimesh. Në të na nxë të gjithëve të futemi. Ne kemi nevojë të zbatojmë rregulla të përbashkëta për të arritur këto qëllime.”, shpreh Sanchez.