Në ditën e parë të Muajit të Ramazanit, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Xhaminë e Et’hemBeut. I shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe nga kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, Rama ka theksuar se ky muaj këtë fit ndryshe nga një vit më parë vjen me masa lehtësuese. Teksa heq këpucët dhe hyn në xhami, Rama thotë se me zgjatjen e fashës orare të lëvizjes besimtarët gjatë muajit të Ramazanit do të kenë mundësi të kryejnë të gjitha ritualet.

Në fjalën e tij, Rama ka theksuar se siç thonë besimtarët myslimanë pas vuajtjes vjen lehtësimi dhe ne po dalim nga tuneli i pandemisë tashmë.