Në ndeshjen e kthimit të 1/8 së Ligës së Konferencës, Roma barazoi 1-1 me Vitesse dhe falë 1-0 të marrë në Holandë, u kualifikua me shumë vuajtje në çerekfinale. Pas një pjese të parë të ngadaltë dhe me pak emocione, holandezët kaluan në avantazh në minutën e 62 me një goditje të bukur me të majtën nga Wittek nga 20 metra. Fantazma e kohës shtesë u fshi vetëm nga Abraham, i cili shënoi në minutën e 90-të, duke i dhënë mundësinë Mourinhos të shohë akoma nga Tirana, ku do të luhet finalja e turneut.

Kompletohet panorama e skuadrave të kualifikuara në çerekfinale të Conference League. Marseille kaloi raundin, duke përsëritur 2-1 e ndeshjes së parë në Bazel. Del jashtë kompeticionit Rennes që edhe pse fitoi 2-1, nuk arriti të përmbysë 2-0 e pësuar në Leicester. 4-0 e PSV në Kopenhagen, pas 4-4 të shtatë ditëve më parë. Paok vuan por eliminon Gentin, ndërsa nuk kishte asnjë problem për Feyenoord dhe Slavia Pragë.

Më poshtë, rezultatet dhe golashënuesit e ndeshjeve të kthimit të 1/8të Conference League. Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para.

BASEL-MARSEILLE 1-2 (1-2): 18’ st Ndoye (B), 29’ st Under (M), 48’ st Rongier (M)
RENNES-LEICESTER 2-1 (0-2): 8’ Bourigeaud (R), 6’ st Fofana (L), 31’ st Tait (R)
COPENAGHEN-PSV 0-4 (4-4): 10’ Zahavi, 38’ Gotze, 34’ st Zahavi, 46’ st Madueke
ALKMAAR-BODO/GLIMT 2-2 PKS (1-2): 18’ Pavlidis (A), 26’ Pellegrino (B), 30’ Pavlidis (A), 16’ sts Sampsted (B)
GENT-PAOK 1-2 (0-1): 20’ Crespo (P), 40’ Depoitre (G), 32’ st Augusto (P)
FEYENOORD-PARTIZAN 3-1 (5-2): 45’ Dessers (F), 14’ st Nelson (F), 16’ st Gomes (P), 45’ st Linssen (F)
LASK-SLAVIA PRAGA 4-3 (1-4): 24’ Olayinka (S), 36’ Wiesinger (L), 37’ Bah (S), 17’ st Sor (S), 31’ st Wiesinger (S), 43’ st Gruber (L), 44’ st Schmidt (L)