Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë nga veriu në jug. Situata parashikohet të jetë më problematike në Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Lojtës Videosh

00:00
00:05

Në Sarandë, Durrës e Vlorë është ndaluar dalja në det e mjeteve lundruese të vogla të paktën deri në 22 nëntor.

Lojtës Videosh

00:00
00:05
Lojtës Videosh

00:00
00:09

Në Gjirokastër, si pasojë e reshjeve të dendura, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike që prej mesnatës.

Në Shkodër ka përmbytje. 400 ha në Fushën e Murriqanit nën ujë. Disa fshatra pa drita, probleme në rrugët dytësore.

Ndërkohë prej mbrëmjes te se shtunës rajoni i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje shiu. Për rrjedhojë janë krijuar probleme në zonën turistike të Shëngjinit. Mësohet se janë përmbytur disa akse rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Gjithashtu raportohet se ka shtim të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat. Megjithatë aktualisht nuk kanë rrezik për dalje nga shtrati.

Lojtës Videosh

00:00
00:09
Lojtës Videosh

00:00
00:05