Moti i keq që ka përfshirë Gjirin e Vlorës dhe gjithë vendin ka detyruar autoritetet e Kapitenerisë së qytetit bregdetar të njoftojë pezullimin e lundrimit për të gjitha mjetet e vogla lundruese. Në bazë të parashikimit të kohës kushtet hidrometeorologjike për gjirin e Vlorës nuk do të jenë të favorshme për lundrim, madje moti do të përkeqësohet dhe më tej. Për këtë arsyer janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit me përjashtim të transportit ndërkombëtar detar.

Ndërkohë që edhe trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka dal në rad, në det të hapur, për të evituar dëmet që mund t’i shkaktojë përplasja me kalatat e molit të portit.