Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të vranët duke sjellë reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta por reshje dëbore do ketë në të gjithë zonën malore. Mesdita dhe kryesisht mbrëmja sjellin intensifikim të reshjeve në vendin tonë kryesisht në zonat jugore dhe Juglindore ku herë pas here shirat do jenë në formë shtrëngatash. Edhe orët e natës mbeten në ndikimin e motit të paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -2°C deri në 14 °C. Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 45km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë deri në 4 ballë.