Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasdites vranësirat do të jenë më të dendura duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat jugore dhe veriperëndimore reshjet do të kenë intensitet të lartë, kurse në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të theksuar, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 11°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të theksuar ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 07°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.