Paris Saint-Germain dëshiron të blindojë Mbappé. Ekzaktësisht kështu e me çdo kusht. Sipas asaj që raportohet nga Cadena Cope, Sheikh Al-Khelaïfi është i gatshëm të bënte çfarë do çmendurie për të bindur sulmuesin e tij me një ofertë të parefuzueshme. Propozimi është i bujshëm: 230 milionë euro për dy vite për të vazhduar kontratën me parisienët. Një propozim që në synimet e drejtuesve të PSG-së, duhet të bindë Mbappen të shmangë transferimin thuajse të sigurtë te Real Madrid.

Sipas të dhënave të televizionit spanjoll, ende për tu konfirmuar zyrtarisht, tashmë janë të disponueshmeedhe detajet: në momentin e nënshkrimit, sulmuesi do të merrte menjëherë 150 milionë për rinovimin dyvjeçar, më pas dy bonuse prej 40 milionësh si çmim nënshkrimi për secilin nga dy vitet e kontratës së re. Shuma e 150 milionëve fillestarë, plus dy bonuset për një total prej 80, do të çonte në shifrën astronomike prej 230 milionë eurosh në dy sezone. Numra të paparë më parë, shifra të cilave është e vështirë t’u thuash jo, përveç nëse thirrja e Realit është shumë e fortë.