morine_fluks_makinash_8035
Sot ka qenë një ditë me fluks tepër të lartë në Doganën e Morinës. Mijëra pushues nga Kosova iu drejtuan Shqipërisë, duke bërë të pamundur kontrollin e policisë për të gjitha këto automjete.
Trau i doganës u hoq këtë të shtunë në Morine për kosovarët që futeshin në Shqipëri.
Numri i lartë i mjeteve bëri te pamundur kontrollin, ndaj për këtë arsye procedurës iu nënshtruan vetëm automjetet me targa të huaja
Fluksi ishte i pazakonte i orëve të para të mëngjesit duke shënuar ditën më të ngarkuar të vitit.
U desh shfrytëzimi i të gjithë kapaciteteve të strukturave policore dhe doganore në Morinë për të shmangur autokolonat e gjata