Krahas momenteve që dominuan samitin e sotëm në Bruksel, nga sulmet e Ramës drejt BE-së tek telenovela e tij me Aleksandër Vuçiçin, një tjetër moment që kaloi më pa zë ishte biseda e çuditshme e Ramës me Makronin.

Siç duket në videon më poshtë, teksa liderët e BE-së bëhen gati të kapin foto, Rama po i fliste plot pasion presidentit francez, Emmanuel Makron. Ndërkohë, sjellja e tij nuk kuptohet. A e ka mëndjen tek Makroni tek kryeministri ynë, apo e injoron me lehtësinë më të madhe?