195410738-1810c4d9-e447-4018-970b-df7272db5d77
Zyrtarë të futbollit të Serbisë kanë filluar me ankesa për ndeshjen Shqipëri- Serbi që është paralajmëruar të mbahet sonte, që prej mbërritjes së ekipit serb në Tiranë. Trajneri serb e përmendi në konferencën për shtyp faktin që një nga autobusët ishte qëlluar me gur, ndonëse mjeti nuk u dëmtua. Ndërsa njëri prej zyrtarëve të federatës serbe ka paralajmërua edhe mundësinë e moszhvilimit të ndeshjes.

Kështu komisari siguri i Federatës së Futbollit të Serbisë Milivoj Mirkov nuk përjashton mundësinë që ndeshja e Serbisë kundër Shqipërisë në Elbasan nëse rrezikohet siguria e lojtarëve të ekipit serb, transmeton B92.

“Nëse vlerësojmë se në cilindo aspekt është rrezikuar siguria e përfaqësues sonë, është e mundur që ndeshja të mos zhvillohet” ka thënë Mirkov.

Kombëtarja serbe ka anuluar trajnimet e sotme, ndërsa ekipi do të niset nga Tirana për në Elbasan disa orë para fillimit të ndeshjes. /Koha/