PETRIT-VASILI-1
Mazhoranca në Komisionin e Shëndetësisë miratoi në parim propozimin e Ministrisë së Shendetësisë për ndryshimin e ligjit të tregtimit të barnave, duke rrëzuar kështu propozimin e opozitës për të mos ndryshuar ligjin e barnave.

Mbledhja u shoqërua me debate të ashpra mes palëve mbi ndryshimet që parashikon ligji i ri.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, akuzoi qeverinë se për çdo marrëveshje ka një klient nga pas.

Ajo propozoi që ligji për tregtimin e barnave të mos ndryshojë, por të ngrihet një komision kombëtar dhe ndërkombëtar që të shohë me detaje projektligjin.

Edhe LSI ka përforcuar sërish qëndrimin e saj kundër ndryshimit të ligjit përmes kreut të grupit parlamentar, njëherësh anëtar i Komisionit, Petrit Vasili.

Ai tha se ndryshimi i nenit shton gamën e barnave që hyjnë, ndaj sipas tij ndryshimet kërkojne një kohë të gjatë.

“Nuk mund të jemi selektiv. Qeverisjet e majta e të djathta e kanë trajtuar njësoj tregun farmaceutik. Nuk duhet të nxitohemi, ndryshimi kërkon kohë të gjatë” tha ai.