Ndonëse nuk mori pjesë në votim, kryeministri Edi Rama e cilëson këtë projekt si motor të jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin. Këtë mëngjes kryeministri ka përshëndetur votimin pro për miratimin Projektit të Portit të Durrësit. Kujtojmë që parlamenti miratoi me votat e socialistëve marrëveshjen për ndërtimin e portit të Durrësit, mes debateve me opozitën. Këta të fundit vijuan me akuzat ndaj këtij projekti si aferë korruptive.

“MIRËMËNGJES

dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit të Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.